Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama për tarifat doganore të Trump: Jemi komod, nuk kemi pse të shqetësohemi

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë komentoi dhe tarifën doganore prej 10% që SHBA ka vendosur edhe ndaj vendit tonë.

“Asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për vetë volumin e tregtisë që kemi me SHBA.

Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Back to top button