Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama: Opozita, federatë palësh që ndahet e bashkohet. Është në proces shpërbërjeje

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe qëndrimin e opozitës gjatë javëve të fundit në Kuvend, duke thënë se është në konfuzion total.

I pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim mes palëve në 2024-ën, kryeministri Rama tha se kjo varet nga pala tjetër, për të cilën tha se është në një proces shpërbërjeje.

Pyetje: Viti 2023 është shoqëruar me përplasje dhe tensione dhe debate dhe klimë aspak e qetë në parlament. A do të jetë 2024 me një jetë parlamentare më normale dhe një bashkëpunim mes palëve.

Rama: Pala tjetër që është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë, atëherë mund të presim për një hapësirë për komunikim normal.

Kur them pala tjetër, aty është në federatë palësh që ndahet e bashkohet, ndahet e bashkohet dhe është pjesë e konfuzionit. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është një proces shpërbërjeje që nuk kthehet pas duke bërë ngjitje artificiale copash, të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që përbëjnë ato copa.

Nuk ka asnjë vizion, asnjë qëllim afat mesëm, asnjë lloj lidershipi, është një shpartallim që do të vazhdojë sipas meje.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button