Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama në sy të Blinken: Reforma në drejtësi falë SHBA, miti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi gjatë konferencës me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, teksa u shpreh se miti i të paprekshmëve, është rrëzuar.

Edi Rama: “Shqipëria është një vend që turistët amerikanë ia vlen ta vizitojnë. Ndryshe nga SHBA në një vend të vogël mund të gjejnë gjithçka nga bukuritë e natyrë që nga plazhi deri tek majat me dëborë të maleve.

Dua ta falënderoj publikisht për çka në mënyrë të përsëritur kemi thënë me miqtë amerikanë, për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka pasur drejtësi dhe kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, që i bënte qytetarët e këtij vendi të besonin se asnjëherë ligji nuk do të ishte i barabartë, duke na mundësuar që sot ne të shohim që jo, edhe në Shqipëri, është e mundur që njerëz me pushtet të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv të thirren për të dhënë llogari para ligjit, për shkelje të ligjit, peshën dhe vlerën e së cilës Shqipëria do e konceptojë shumë vite më pas.

Kur nisëm përpjekje për reformën në drejtësi dhe morë mbështetjen nga aleatët tanë, të gjitha anketimet gjenin mbështetje masive pavarësisht përkatësive politike, të majtë dhe të djathtë e mbështesnin reformën në drejtësi. Nuk është sekret që këtu ne kemi problem të gjejmë konsensus, nëse pyesni sa është ora, kemi një orë të majtë, të djathtë dhe të qendrës.

Pyetjes nëse ata që mbështesin reformën në drejtësisë do të shikonin njerëz të pushtetshëm para drejtësisë shumica i përgjigjeshin jo. Jetojmë në një kohë ku miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar, por ka shumë punë për të bërë akoma.

Nëse sot ka një arsye të rëndësishme për të qenë më të bindur se asnjëherë tjetër për vlerën e këtij partneriteti, është angazhimi i partnerëve tanë strategjikë në ndihmë për të ndryshuar një faqe të historisë së Shqipërisë që dukej e pandryshueshme për gjithë jetën.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button