Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama në Dibër ironizon opozitën: Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng

Edi Rama nga Dibra ka shpjeguar se cfare nenkupton fushata e fundit e mazhorances. “Së pari synon një hapje të re të PS, duke përfshirë shumë njerëz të gjitha moshave, pa dallim, që kanë dëshirën t’i bashkohen PS… Ajo që mund të thuhet me plot gojën është që ne jemi një forcë me progres, ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë konfuzion edhe që sjellin një statuskuo që e degradon realitet ku ato qeverisin në mënyrë të vazhdueshme. Unë isha në Shkodër dhe më ka lënë një mbresë të keqe Stadiumi i Shkodrës. Po e sjell këtu si shembull që kjo ndodh kudo ku ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium 9i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombëtare, që ishte katandisur në një objekt sikur kishte rënë bomba e prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Vetëm degradim. Si stadiumi në fakt është e gjithë Shkodra që ka filluar hap pas hapi të marri veten. Por si Stadiumi ka qenë çdo bashki e Dibrës, gjë që mund ta dëshmoni lehtësisht ju. Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa çkanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button