Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama – Kurtit: Dilni nga loja e maces me miun me Serbinë! Mund të ketë sukses elektoral brenda vendit, por do ngeleni pa miq

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar homologun e tij Albin Kurti për të dalë nga,

Duke folur nga tryeza ndërkombëtare për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kreu i qeverisë shqiptare tha se Prishtina rrezikon të mbetet pa miq nëse përdor politikën e jashtme për të marrë vota brenda vendit.

“Sot ne jemi në një proces ku thellohet gjithmonë e më shumë dhe në një formë shqetësuese qasja e politikës së jashtme si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu.

Kjo patjetër që mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtarë.

Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë macja me miun në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej BE-së duke i thënë “ne nuk duam të flasim më me Serbinë se s’kemi çfarë të flasim me Serbinë, ne jemi këtu për të folur me BE-në, për të përmbushur të gjitha detyrimet si Kosovë në kontekstin e standardeve ndërkombëtare dhe për t’u afruar me ju”, pastaj se çfarë bën Serbia është punë e tyre.

Ky konfrontimi macja me miun në tavolinë, mbledhjet për tu mbyllur brenda me orë dhe për të dalë pas mbledhjes dhe për të thënë se sa fortë i qëndrova unë tjetrit, këto nuk çojnë asgjëkund”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button