Aktualitet/LajmePolitike

Rama kujton vitet 90-të dhe ndarjen me PD: Berisha s’donte të lironte të burgosurit politik! Ikëm se fëmija kishte lindur i vdekur

Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Shkodran Frederik Ndoci i ftuar në Podcastin “Flasim” kujtuan momentet kur të dy atëherë studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990 e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra regjimit famëkeq.

Rama kujton nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës  si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja.

“Sollëm Kasem Trebeshinën , i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme.

U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur” kujton Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button