
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar rëndësinë e sigurimit të një mandati të fuqishëm për të realizuar kërkesat e shqiptarëve, teksa e cilësuar anëtarësimin në BE si një mundësi jetike për të ardhmen e vendit.
“Duam të marrim një mandat të fuqishëm për të treguar ja çfarë kërkojnë shqiptarët.
Një lëkundje na prish gjithë ritmin e negociatave, qëllimi ynë dhe shpresa ime është që në 12 maj do bëjmë numërimin e votave.
BE për ne është një çështje jetike, sepse vetëm duke u bërë pjesë e BE ne si popull do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe hijet që na ndjekin nga mbrapa për të na kthyer mbrapa.
Vetëm duke u futur në BE do garantojmë disa gjëra shumë bazike, që nga liria individuale që duke u futur në BE bëhet e pakërcënueshme, deri tek barazia para ligjit”, tha Rama.