
Nga Irena Beqiri-
Adam Smith në librin e tij të parë të famshëm, Theory of Moral Sentiments (1759), foli për mirëkuptimin, duke e dalluar atë nga keqardhja. Mirëkuptimi për të nënkuptonte aftësinë për të ndryshuar vendet me tjetrin. Sa herë që mund të imagjinojmë se si do të ndiheshim në vend të dikujt tjetër, ne e mirëkuptojmë atë .
Duke përdorur konceptin e mirëkuptimit, Smith na prezantoi me konceptin e spektatorit te paanshëm i cili drejton vendimmarrjen tonë. Duke kombinuar mirëkuptimin edhe shqetësimin tonë për mënyrën se si na gjykojnë të tjerët, spektatori ynë i brendshëm i paanshëm na shtyn të bëjmë atë që mendojmë se është e drejtë. Prej andej, sipas Smith krijohet gjykimi moral i një komuniteti edhe aty sipas tij gjenden rrënjët e kulturës së tij.
Ne mungesë te semaforëve apo parkimive me pagesë ne Vlorë u takon njerëzve të vendosin se si do ta trajtojnë dikë tjetër. Në një kryqëzim janë njerëzit që vendosin kush do të kalojë i pari. Duke parë një këmbësor, është sërisht në dorë të njerëzve të vendosin nëse do ta lejojnë të kalojë rrugën apo jo.
Çuditërisht asnjeherë askush nuk hap rrugë në Vlorë, të gjithë janë gjithmonë në nxitim . Në Vlorë gjenden më së shumti “qytetarë ” eksemplarë që kanë lindur pa “spektatorin e brendshëm e te paanshëm’ te Smith-t ” pra pa mekanizmin e mirëkuptimit, mungesë e cila e kombinuar me mungesës e semaforëve edhe e parkimeve me pagesë e kthen qëndrimin ne Vlorë një torturë .
Me vjen keq që i shkruaj këto rreshta për qytetin tim të lindjes por është I vetmi qytet në Shqipëri ku vuaj sa hërë shkel ( megjithëse vetëm halli më sjell)!