Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Princ Leka dhe Elia Zaharia pajisen me urdhër mbrojtje, duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri

Gjykata Civile e Tiranës firmosi sot dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.

Seanca u mbajt sot paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Burime konfirmojnë për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e të atit, Gjergj Zaharia.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button