
Kryetari i PD-së Sali Berisha vendosi të bënte “kameramanin” gjatë tensioneve në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Teksa filmonte përplasjen e deputetëve të PD-së që kishin zaptuar karriget e ministrave me Gardën e Republikës dhe ndërsa i bënte thirrje anëtarëve të Gardës që të mos preknin deputetët demokratë, Berisha u ngatërrua dhe tha: “Larg duart kriminel nga Taulant Balla.”
Dy deputetët më të zellshëm që organizuan kaosin ishin Flamur Noka e Klevis Balliu që u përjashtuan nga seanca nga kryeparlamentari Niko Peleshi.



