Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Përgjimet e gjyqtares së lidhur me bandën e Suel Çelës, flet avokati që kërcënohej: Dyshoj se më kanë ndjekur fëmijën në shkollë

Avokati Arben Llangozi ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, pas përgjimeve të dala në bisedat e kryera në SkyeECC të gjyqtares Pajtime Fetau, e lidhur me bandën e Suel Çelës. Sipas këtyre përgjimeve, kjo e fundit ka kërkuar nga anëtarë të grupit kriminal që të “zhduknin” avokatin.

Llangozi tha se është njohur pak kohë më parë me këto përgjime, teksa shtoi se nuk ka pasur kërcënime, por shtoi se pak javë më parë ka pasur dyshime se një person i ka ndjekur djalin në shkollë.

“Unë rashë në dijeni të këtij fakti përmes vendimit që ishte marrë për gazetarin dhe aty pashë dhe përgjimet që kishin të bënin me mua. Gjyqtarja kishte komunikuar me personazhe të ndryshme të botës së krimit ku kërkonte të hakmerrej sepse sipas saj unë kisha dhënë informacion një emisioni për t’i sjellë probleme saj, dhe pezullimi i saj nga detyra kishte ardhur prej tyre.

Në atë kohë nuk është se kam pasur problematika, por pak kohë më parë kam pasur disa dyshime që kanë të bëjnë me fëmijën tim që sipas personit që e shoqëron në shkollë, një person e ndiqte, e kam denoncuar dhe jemi në kuadër verifikimesh.

Jam njoftuar nga zoti Dumani dhe jam vënë në dijeni të këtij fakti për përgjime në fjalë. Na kanë thënë që mund të publikohen këto përgjime, por nuk duhet të shqetësoheni se drejtësia ka bërë tashmë punën e saj”, u shpreh ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button