Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Pengu i Dumanit: A do të vijë koha që unë dhe kolegët e mi, të lëvizim lirshëm si çdo qytetar?

“Kur shkoj nga shtëpia për në punë, nga dritarja e automjetit shikoj njerëzit që lëvizin lirshëm. Dikush vrapon për të shkuar në punë, dikush për të çuar fëmijën në shkollë… Dhe më vjen pyetja: A do vijë ajo kohë kur unë, familja ime, kolegët e mi, të lëvizim pikërisht me këtë liri?

Kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokurorë për shkak të detyrës, ishte një nga pengjet që kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se kishte.

Gjatë një interviste në RTSH, Dumani tha se kjo është diçka që e mundon, por pavarësisht vështirësive, ai e konsideron këtë si një punë që ka zgjedhur ta bëjë dhe do ta vazhdojë me përkushtim deri ditën e fundit që do të jetë në krye të institucionit që drejton.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button