Në vend të fejtonit nga Braho Dunavati-
Në bombardimet televizive të luftës kundër korrupsionit, na u kujtua Lufta e hershme Nacional-çlirimtare. Është bërë kohë e gjatë, 80 vjet, aq sa, me të drejtë propa… apo prapaganda, e kanë harruar. E kanë harruar edhe udhëheqësit tanë, të dhënë me mish e me shpirt pas pushtetit dhe parasë.
Për të kontribuar sadopak në përkujtimin e asaj periudhe, po parashtrojmë si më poshtë vijon disa vegime a përfytyrime nga përgatitjet për këtë jubile.,,
Menjëherë organizatorëve do t’u binte ndërmënd, si tradicionalisht të bënin një paradë ushtrarake për të dëshmuar gatishmërinë e forcave tona të armatosura.
Në tribunën festive nuk mund të vinin komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së asaj kohe sepse ai kishte dalë tradhtar e diktator më vonë…
Të vinin ministrin aktual të Mbrojtjes, kishin frikë se e shihnin grekët dhe e thërrisnin në shërbimin e tyre ushtarak që s’e kish kryer…
Të vini paraardhësen e tij zonjën Xhaçka, ndruheshin se mos e thërrtiste SPAK-u bashkë me të shoqin për pronat e rëndësisë strategjike në bregdet.
Pas sikletit për tribunën u ndodhën para një vështirësie edhe më të madhe; Paraqitja e armatimeve.
Ku t’i gjenin, raketat, avionët, tanket, topat, mitralozët… Ato i kishin sjitur, i kishin dërguar për shkrirje, ose u kishin prerë tytat… Ato që kishin mbetur hapën depot për t’i rrëmbyer kush të mundte…
Dikush propozoi të mos paraqiteshin aemë, por të parakalonte ushtria…
Po ku t’i gjenin ushtarët!?… Ata e kishin lënë mbrojtjen, “detyrë mbi detyrat” dhe kisbin marrë rrugët e Greqisë, Italisë, Gjemanisë, Anglisë e ku të mundnin,,,
Më pas u shfaq mendimi që të mjaftoheshin me vizita në disa qendra strategjike ushtarake….
Të shkonin në Porto Palermo….Ajo ishte bërë pikë turistike për vizitorë te huaj.
Të shkonin në Gjadër në bazën e avionëve. Atje ishin bërë qendra grumbullimi për refugjatë afrikanë.
Të shkonin në Sazan si pika e kontrollit mbi dy dete, ai u ishte dhënë disa pinjollëve të udhheqësve amerikanë…
Kur e panë keq nga armatimet e të ushtria, e menduan të thërrasin në parakalim veteranë të Luftës ose moshatarë të tyre, tashmë pensionistë. Po r dikush e kunsërshtoi prerazi edhe këtë propozim. Sepse të moshuarit kishin ditë që demonstronin para Kryeministrisë për ritjn e pensioneve. Madje njëri nga pjesmarrësit shfaqi edhe dyshimin se veteranët mund të parakalonin vetëm në gjysmën e Bulevardit se gjysma tjetër mbante emrin e Zogut të Parë që i tradhtoi që ditën e parë të fillimit të Luftës Nacional-çlirimtare…
Kur e pa pisk , komisioni e s’kish nga ja mbante , menduan t.ja linin në derë, si zakonisht opozitës që kishte prishur e shkatërruar gjithçka. Mirëpo edhe ky propozim ra poshrë pasi demokratët nuk e njihnin fare Luftësn Nacinal-çlirimtare. Ata, megjithëse pushtuesit ishin të armatosur gjer në dhëmbë e quanin , si edhe sot pas 80 vjetësh, ‘mosbindje civile”…
Bir Selman i nënës…
Duke hasur në vështirësi që u dilnin njëra pas tjetrës, komisionerët shpresuan t’i jepnin karar me një simpozium historiko-letrar për ngjarjen madhore ku ne ishim aleatë me anglo amerikanët.
Në këtë pikë fantazia ishte për t’u admiruar.
Do ta përkujtonin, jo në ditën e çlirimit nga nazifashistët, por në atë të shpalljes së pavarësisë nga otomanët.
Nuk do të parakalonin ushtarë, por kryesisht policë dhe në shumicë të policive bashkiake pasi ata janë shtuar shumë.
Në përkujtim të ngjarjes të bëheshin manifestime kulturore e folklorike nga të gjitha trevat sepse popullsia ishte e hapërdredhur.
Sa për lertërsinë do të referonin disa shkrimtarë, qa pasi i çuan tirazhet e veprave të tyre gjysëm pornografike në 50 kopje, do të ngrinin në qiell veprën e kollosit të letrave shqipe Kadarenë sidomos me “ Gjeneralin”. Por edhe në këtë pikë pati oponenca. Dikush tha se Ismaili e shkroi veprën kur ishte djalë i ri akoma pa përvojë. Se në moshën e pjekurisë, kur gjeneralët e gjallë erdhën në kampin e pionierëve dhe shpërndanin me kamionë në tërë Shqipërinë oriz e makarona, shkrimtari nuk mundi t’i shihte. Madje njëri, që me sa dukej nuk ishte dashamirës i nominuesait për çmimin Nobel, kujtoi se plaka Nicë që shfaqej te “Gjenerali” me një thes, ndërsa tani pluhuri i tankeve e topave vinte me njëqind kontenierë në portin e Durrësit, aty ku i bëri pritën e parë fashistëve Mujo Ulqinaku…
Të lodhur e të mërzitur nga opsionet e propozuara, një marifetçi i stërvitur, propozoi një zgjdhje origjinale:
Jepuni pensionistëve nga 150 Euro që të kujtojnë se kanë hyrë në Europë dhe ata s’do të ndihen.
Pse kot i kemi zëvëndësuar ushtarët me policë!!???…
E keqja na vjen nga brenda ,jo nga jashtë…