Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Kjo eshte me e rende se vrasja!

Nga Mentor Kikia-
Prej dy ditesh media po aludon mbi fshehjen, apo perpjekjen per fshehjen, e njerit prej autoreve te krimit qe la viktime nje femije 14 vjec.
Prej asaj dite cdo kush prej nesh eshte vrare ne shpirt.
Prej asaj dite, shumekush prej nesh po kerkon jo thjeshte drejtesi per autoret, pasi kjo eshte me e paka, por po kerkojme pjesen tone te fajit.
Po kerkojme fajin tone per kete mjedis shoqeror te dhunshem qe kemi ndertuar per femijet.
Po kerkojme pjesen tone te fajit per mungesen e hapesires per edukim dhe argetim te femijeve.
Ishte babai i djalit te plagosur qe tregoi deshmine e djalit te tij. Ai foli per nje person te dyte me thike qe i kishte sulmuar te birin. Pas kesaj media ka hedhur dyshime se njeri prej autoreve po mbrohet, po e fshehin.
Procesverbali i oficerit te policise gjyqesore ne vendngjerje, i bere publik fillimisht ne Top Story, flet per tre persona ne njerin grup, ku ishin edhe viktima dhe i plagosuri, dhe grupin tjeter, ku ishte autori i arrestuar dhe nje person tjeter.
Aludohet se personi tjeter, qe nuk eshte ndaluar, eshte femije i dy prinderve qe punojne ne organet e drejtesise.
Kur shume qytetare jane rrugeve duke protestuar me lot ne sy, policia, prokuroria dhe vete prinderit e ketij djali, duhet te sqarojne publikisht situaten.
Une nuk dua te besoj se ka njerez qe pergjigjen per zbatimin e ligjit, qe te fshehin vrasesin e nje femije, packa se autori eshte vete femije.
Nuk dua te besoj edhe qe dy prinder te fshehin bashkeautorin(apo ndihmesin….) nje vrasjen e nje femije, packa se mund te jete femija i tyre.
Ne mbremje mesova se djali eshte paraqitur, nga prinderit, per tu pyetur. Por situata duhet qartesuar nga organet perkatese, duhen sqaruar rrethenat e secilit autor te dyshuar.
Nje ngjarje e tille nuk duhet te rrethohet nga asnje mister per tolerim apo mbrojtje te askujt, pavarsisht se kush eshte dhe cfare funksionesh mban.
Eshte vrare nje femije dhe u masakrua nje tjeter, qe mbijetoi, dhe te gjithe jemi te tronditur.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button