Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Nën akuzë nga SPAK/ Kush është Deborah Keçi, drejtoresha që ‘reklamon’ jetë luksi në rrjetet sociale

Midis 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tendera dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollaj, është edhe Deborah Keçi.

Ajo mban aktualisht postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana dhe ndaj saj, SPAK ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullimin e saj nga posti.  SPAK e akuzon Deborah Keçi për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, Keçi publikon fotografi të shumta nga udhëtimet nëpër botë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button