Në moshën 76-vjeçare është ndarë nga jeta Fatmir Kumbaro.
Ndërsa po trajtohej në spital për shkak të një problemi me frymëmarrjen, ka pësuar një arrest kardiak, ç’ka ka qenë fatale për jetën e gazetarit dhe diplomatit të njohur.
Fatmir Kumbaro u lindi në Tiranë me 5 dhjetor të vitit 1948.
I diplomuar në fakultetin drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ai ka kryer detyra të rëndësishme; gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagog në fakultetin juridik në Universitetin e Tiranës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1991.
Fatmir Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar i kryesisë së saj. Ka qenë në vitet e para të pluralizmit edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kontribut të çmuar ka dhënë Fatmir Kumbaro edhe si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.
I veçantë ka qenë kontributi i zotit Fatmir Kumbaro në momentet delikate para e gjatë luftës në Kosovë, kur në përgjegjësinë e Ambasadorit në Maqedoninë e Veriut iu desh të koordinonte veprimet e shtetit shqiptar me faktorin ndërkombëtar, ashtu sikundër me të njejtën përgjegjësi dhe angazhim luajti u angazhuar pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut në kohën e luftës së UÇK-së deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe më pas në implementinin e saj.
Autoriteti intelektual dhe agazhimet qytetare, të qenit i drejtë dhe kurajoz, kultura e veçantë dhe zotërimi i tetë gjuhëve të huaja e bënin Fatmir Kumbaron një figurë të veçantë, imponuese dhe të admirueshëm njëherësh.