Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Meta u bëri thirrje qytetarëve që të rrëmbejnë armët, Romeo Kara: Ai dhe familja e tij janë në hall të madh, njerëzit po e braktisin

Avokati Romeo Kara, komentoi veprimet e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili bëri thirrje banorëve të Roskovecit për t’u armatosur, me qëllim ruajtjen e pasurive të tyre natyrore nga shfrytëzimi i atyre që Meta i quajti “pushtues”.

Ai theksoi në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News se me ato akte, ish-kreu i shtetit ka konsumuar tre vepra penale. Sipas tij, Ilir Meta është në krizë reale pasi ka frikë nga drejtësia, e cila ka nisur të hapë me radhë “petët” e lakrorit.

“Shikoj tre vepra penale në thirrje e tij. Mendoj se mbi të gjitha, unë e shoh Metën jo vetëm në krizë mendore reale, është në krizë morale dhe i pakontrollueshëm. Nuk kanë menduar se do ketë ligj ndonjëherë në këtë vend”, tha ai,

Më tej avokati u shpreh se Ilir Meta është në hall të madh pasi po braktiset nga të gjithë mbështetësit.

“Ai dhe familja e tij është në hall të madh. Kaq keq po e përjeton këtë. Kam informacion se njerëzit po i largohen, Ka dhe frikë të fle, sepse familja e ka braktisur. Për ne është një shenjë e mirë, përballja e këtij personi me drejtësinë, është haberi më i mirë që mund të marrim në këto momente”, tha ai.

Për avokatin Kara, kryetari i Partisë së Lirisë ka frymëzuar kontratën e dosjes CEZ-DIA, dhe për këtë duhet të japë llogari  në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

“Për kënaqësi të Metës, jam gati të shkoj dhe me Metën dorë për dore në SPAK. Ai ka frymëzuar, ideator mbase nuk e  di, se ai është realizues i kontratës DIA-CEZ. SPAK duhet të fillojë me të gjithë presidentët dhe kryeministrat, dhe më pas të zbresë tek ministrat”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button