
Sipas njoftimit zyrtar te policise se shtetit, më datën 22.01.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Kalivaç, Memaliaj, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi Gj. H., 53 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.