Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Lirohet nga ‘arresti shtëpiak’ Sali Berisha

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga ”arresti shtëpiak” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një prononcim për media avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se me vendimin e sotëm ish-kryeministri është i lirë dhe mbi të nuk ekziston asnjë masë sigurie.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Prej sot është i lirë.

SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button