Aktualitet/LajmePolitike

“Ligji për martesat gay mund të shkojë në parlament,” shkrimtarja Aldi Mehmeti: Nuk mund t’i trumbetojmë këto ide si të shëndetshme

Një martesë, e realizuar në tarracën e Bashkisë Tiranë, mes dy grave shkaktoi debat në media por edhe mes qytetarëve.

Duke u rikthyer tek kjo temë, shkrimtarja dhe gazetarja Alda Mehmeti shprehet se Shqipëria është një vend me histori konservatore që mbështet te familja.  Dhe, dhënia zë e këtyre zhvillimeve mes njerëzve të së njëjtës gjini, sipas saj, nuk është e shëndetshme.

Nëse marrim parasysh procesin e integrimit, dhe aspiratat e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, Mehmeti pohoi në “Ditari” nga Erion Dushi, se ndoshta në një pikë, ligjvënësve shqiptarë mund t’u duhet ta kalojnë ligjin që i legalizon martesat homoseksuale.

“Do ta ngrënë kartonin, por me kokën ulur. Ata janë bij të këtij populli, Shqipëria është një vend me histori konservatore për familjen. Parlamentarët tanë, se shumica e vendeve të bashkimit europian e kanë miratuar ligjin e martesave brenda së njëjtës gjini… kjo mund të ndodhë. Është një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për tu bërë anëtare me të drejta të plota në BE.”

Por çfarë duhet të dije brezi i ri, sipas shkrimtares Mehmeti?

“Pse u krijua familja monogame? Është e rëndësishme, sepse marrëdhëniet nuk janë krijuar sot, janë krijuar që në kohët e lashta primitive. Dhe problemi është se nga kohët primitive dhe deri në krijimin e familjes monogame, kaloi një kohë e gjatë. Njerëzit filluan të krijojnë mjetet e punës dhe lindi prodhimi… Prodhimi kërkoi shpërndarje, dhe këtë shpërndarje nuk mund ta krijonte familja poligame… Prona duhej trashëguar…Në këtë periudhë lindi nevoja për familjen monogame.”

Dhe, pse duhen ndaluar martesat brenda së njëjtës gjini sipas shkrimtares? Alda Mehmeti se personave që bëjnë pjesë në këtë komunitet nuk duhet të organizojnë aktivitete në shkolla duke shpërndarë “idetë e tyre si diçka të shëndetshme dhe të virtytshme.”

“Këta janë njerëz dhe duhen mbrojtur e respektuar… u njihet me ligj e drejta kundër diskriminimit. Janë të mbrojtur nga ligji shqiptar si komunitet. Por ajo që më bën mua përshtypje është se kanë gëzuar të drejtën e plotësimit të kërkesave të tyre, për t’u aktivizuar e për të dendësuar aktivitetet e tyre publike.”

Sipas saj, shoqëria shqiptare nuk është në kushtet kur mund të promovojë diçka si martesat brenda së njëjtës gjini, si diçka që e çon përpara.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button