Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

LaCivita është “zhdukur” që nga 10 shkurti, Berisha: Flas me të në telefon

Që prej prezantimit më 10 shkurt të Chris LaCivita si këshilltar për fushatën e Partisë Demokratike, ky i fundit është zhdukur nga skena.

Vetë Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, pranoi se LaCivita i jep direktivat me telefon.

“Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.

Të vazhdueshëm, online. Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë.

Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, tha Berisha.

Konsulenti i Trump erdhi në Shqipëri vetëm ditën e prezantimit, ndërsa prej 1 muaji e gjysmë nuk është dukur më.

Artikuj të lidhur

Back to top button