Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Kushtetuesja jep vendimin, “rrëzon” Berishën: Nuk ishte i nevojshëm një autorizim nga Parlamenti!

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin (kërkesë-padinë) e depozituar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie prej një viti, në lidhje me dosjen “Partizani”, bazuar në akuzat dhe masën e SPAK dhe GJKKO.

Vetë institucioni konfirmon se pas shqyrtimit të kërkesës disa ditë më parë është vendosur që ajo të rrëzohet. Kjo, pasi autorizimi i Prokurorisë së Posaçme nga Kuvendi nuk ka qenë i nevojshëm dhe nuk cenon të drejtat kushtetuese.

Por Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e GJKKO për “ndalimin e daljes jashtë vendit”, që ka të bëjë me sekuestrimin e pasaportës. Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës. Megjithatë, pavarësisht heqjes së ndalimit jashtë shtetit, ish-kryeministri nuk mund të dalë nga banesa për shkak të masës “arrest me burg”.

Vendimin e shpalli sot në orën 19:00, vetë Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, në një komunikim me gazetarët, “në lidhje me çështjen me kërkues Sali Berisha”.

Nuk jepen detaje nëse kryetarja e Kushtetueses do të shpallë vendimin që është marrë mbi ankimimin nga Kolegji pas shqyrtimit apo do japë sqarime për arsyet e shtyrjes.

Më 19 Nëntor, Gjykata Kushtetuese njoftoi se “e ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për çështjen e ish-kryeministri Sali Berisha”, i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij për aferën Partizani dhe do e shpallte në vijim.

Berisha ka ankimuar masën e parë, ‘detyrim paraqitjeje’ të 21 Tetorit 2023, që më pas u kthye nga GJKKO në masë shtrënguese “arrest me burg”. Ai e cilëson antikushtetues vendimin, pasi nuk është marrë leje nga Parlamenti për vendosjen e masës.

Më 18 Shtator të këtij viti, Kushtetuesja e mori nën shqyrtim ankimimin e ish-kryeministrit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button