Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitikeRajoni

Kush eshte ambasadori i ri italian ne Tirane?!

Ambasada italiane ne Republiken e Shqiperise, permes nje njoftimi ne faqen zyrtare ben me dije se në vendin tonë ka mberritur Ambasadori i ri Italian Z. Marco Alberti , i cili, sic shkruhet nga selia diplomatike:” për fat është edhe një mik i yni që njeh vlerat e vërteta të popullit shqiptar dhe atij italiane…

Marco Alberti është diplomuar me rezultate të larta për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Bolonjës, në vitin 1997.
Në vitin 2000, Alberti është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm Kombëtar të Italisë.

Si diplomat karriere ka shërbyer në Buenos Aires dhe Nju Jork, i fokusuar te diplomacia tregtare. Pas një eksperience profesionale në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së

Punëve të Jashtme, në vitin 2012 Marco Alberti ka punuar për Enel spa, kompania më e madhe në botë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër. Nga 1 shtatori 2021, ka shërbyer si Ambasador i Italisë në Kazakistan. Flet anglisht dhe spanjisht.
Marco Alberti është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Artikuj të lidhur

Back to top button