Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Kur ngrihet populli, bie tirania”, Meta në protestën para Bashkisë Tiranë: Shqiptarët të bashkohen kundër projektit shfarosës të kombit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është bërë pjesë e protestës së thirrur nga “Aleanca për Teatrin” para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D”.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Meta u shpreh se shqiptarë duhet të bashkohen kundër projektit shfarosës të kombit.

“Në Tiranë dhjetëra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. Opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve., Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle.

I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj.
Ndaj ti bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard. Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë.

 

 

Erdhi ora t’i përzëmë.

Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet.
Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button