Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kreu i SPAK përgënjeshtron Bardhin: Nuk ka asnjë kallëzim ndaj Olsi Ramës

Në një takim të zhvilluar me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.

Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.

“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button