
Nga Bahri Cami-
Zgjedhjet ishin vërtet shumë të mira por procesi i numërimit po komplikohet. Në bazë të mediave në Kosovë, ka goxha shumë ankesa të partive për numërimet. Thuhet se Prokuroria ka kërkuar hetime për shkaqet e rënies së sistemit në KQZ në natën e zgjedhjeve. Në mediat e Kosovës tani u tha se ekziston mundësia madje që të rinumërohen të gjitha votat, që akoma nuk është zyrtare. Por dihet se kjo mund ta zhagitë procesin e publikimit të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve. Organizata Demokracia në Veprim po thotë se në këtë rast do të ishte “sukses nëse procesi mbaron deri në fund të muajit”! Nuk janë numëruar as votat e mërgatës dhe ato me kusht… Shpresoj se do të numërohet e nëse ka nevojë edhe të rinumërohet çdo votë, se do të hiqet çdo dilemë dhe se në fund do të kemi vërtet rezultatin real. Ka kombinime të shumta që pas numërimit LVV mund të fitojë prej 46 deri në 51 mandate. Ndaj, duhet të kemi durim dhe të presim.
Të gjitha këto dilema i shkruajta sepse kam shumë pyetje: çfarë po ndodh? Nga kjo shihet se çështja është komplikuar goxha, për fat të keq!
Në këtë foto janë rezultatet e deritanishme të numëruara nga KQZ…