Aktualitet/LajmeRajoni

Ish presidenti Hashim Thaçi kthehet në Kosovë, viziton varrin e të atit

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë, me leje nga Gjykata e Hagës, disa ditë pas ceremonisë mortore të babait të tij. Thaçi ka vizituar varrin, ku prehet i ati.

Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Ish-presidenti i Kosovës, nuk mundi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të atit të tij. Kjo iu pamundësua nga Gjykata Speciale që nuk i dha leje të përkohshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 nën akuzën për krime lufte dhe së fundmi edhe për pengim të drejtësisë.

Artikuj të lidhur

Back to top button