Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

I akuzoi vëllain për Xibrakën, Rama i kthen përgjigje shqiptarçe Gazment Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë duke pretenduar se ka fakte dhe prova.

Sonte, nga studio e emisionit Opinion, kryeministri i vendit Edi Rama ju përgjigj deklaratave të Bardhit, siç u shpreh ai, në mënyrën shqiptarçe.

“Të dhënat e tyre para se të jetë vëllai i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështjet më të mëdha të drogës, kriminalitetit, të larjes së parave në Ballkan dhe më gjerë, të dhunës në familje, të të gjitha të zezave dhe janë të dhënat e tyre të thëna dhe stërthëna pafundësisht. Këtu kur gjendesh përballë një pyetje të tillë, ka dy mënyra. Njëra është ajo që të vjen shqiptarçe, që kur shikon një fytyrë njeriu që është një fytyrë e mirënjohur për opinionin publik dhe opinioni publik është shumë i qartë për integritetin e asaj fytyre t’i kthesh përgjigjen shqiptarçe, që është vëllai i asaj që të ka bërë kokën.

Por nuk është përgjigje që mund ta jap unë. Kur të ngacmojnë deri në këtë pikë dhe rikujtojnë që barra më e madhe  e kësaj pune është të shikosh familjen tënde të dhunuar në mënyrë të vazhdueshme të shikosh vajzën tënde e cila është në punën e vetë, nuk përzihet kurrë me asnjë punë të shtetit, nuk ka përfituar asnjëherë nga asnjë lloj favori që mund të vijë për shkak të punës time, kur shikon vëllain tënd, djalin tënd, gruan të dhunohen, kjo është barra më e rëndë sepse është familja që paguan kosto. Është shëmbëlltyra kryesore e një shpërfytyrimi politik, moral, në të gjitha aspektet që mishëron ai grup. Në rastin konkret e njëjta fytyrë ka thënë gjëra ekstreme për djalin e atij të cilit tani ka vajtur i është ulur në prehër. Ai do nxjerri atë që s’thuhet”, tha Kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë, Gazment Bardhi tha se këto prova që pretendon se ka, opozita do t’i nxjerrë në Komisionin Hetimor për TIMS.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button