Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Greva e Sindikatës Doganore, nga nesër mbyllen të gjitha pikat kufitare me Greqinë. Sa do të vijojë bllokimi

Të gjitha pikat kufitare me Greqinë, nga nesër do të jenë të mbyllura për dy ditë me radhë.

Njoftohet se deri më datë 4 prill, dogana e Kapshticës, e Kakavijës, e Tre Urave dhe Qafë Bota nuk do të funksionojnë. Shkak është bërë një grevë nga ana e Sindikatës Doganore.

Kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejohen hyrje-daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi, por vetëm këmbësorët pa bagazhe.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button