KryesoreSociale

GËZUAR DY SHTATAT MIKU IM!

Gëzim Kame sot mbush 77 dhe unë i uroj të mbushë tre njësha!
Regjisori i mirënjohur nuk i përfill vitet dhe për të mirën e artit skenik nuk rresht angazhimin në fushën e skenës duke promovuar vlera të dramaturgjisë kombëtare që në këtë tranzicion, duket si e braktisur nga përkujdesjet institucionale.
Për mikun tim unë kam shkruar shpesh, pasi ai është një nga regjisorët që, ndoshta më shumë nga të tjerët, ka kërkuar përherë rrugë të reja, shtigje të pazbuluar më parë në fushën e teatrit kombëtar.
Këto pak shënime janë thjesht për urimin e Ditës së tij dhe nuk do të shtrihem shumë. Por nuk do të rri pa nënvizuar se ai ka meritën e madhe për një punë të kualifikuar në fushën pedagogjike dhe në përgjithësi në tërë drejtim-administrimin e fakultetit të dramës dhe teatrit, të cilën e ka drejtuar për dhjetra e dhjetra vite. Aty ai ka qenë angazhuar në një punë mësimore që nga abc-ja e mjeshtërisë së aktorit e deri tek realizimi i spektakleve me elementin studentor, vepra që mund të rrinin me dinjitet krah atyre të teatrove profesioniste. Kjo është një fushë që përbën objekt studimor që një ditë duhet medoemos të fillojë të rrihet. Dhe jam i bindur që ky individ, Gëzim Kame, në ato studime do të zerë një hapësirë dhe një kënd nderi, sidomos për faktin se atij i takon merita për hartimin e librit të vetëm studimor për mjeshtrinë aktoriale.
Gëzuar Ditlindjen e bukur, i shtrenjti miku im!

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button