Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Gazetarja e pyet për Netanyahun, Edi Rama: Nëse Gjykata Ndërkombëtare e dënon, në Shqipëri nuk e arrestojmë! Kemi një fe mbi të gjitha fetë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për transmetuesin publik turk “TRT World”, ku është pyetur për konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Hamasit, i cili vazhdon pavarësisht apelit ndërkombëtar për armëpushim.

Gazetarja Ghida Fakhry e ka pyetur për mundësinë e një urdhri ndërkombëtar arrestimi për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pranon kërkesën për prangosjen e tij.

“Për sa kohë që kemi rënë dakord për të pasur këtë trupë drejtësie ka vendime që ne mund ti pëlqejmë ose jo, por ato janë vendime të një trupe gjykuese për të cilën ne kemi rënë dakord. Por nga ana tjetër, nëse ju më pyesni e konsideroj mizore këtë”, është shprehur Edi Rama.

Ghida Fakhry ka insistuar të marrë një përgjigje më të drejtpërdrejt nga kryeministri shqiptar dhe në fund, e ka marrë! Ajo e ka pyetur Ramën se nëse urdhri ndërkombëtar i arrestit lëshohet zyrtarisht dhe Netanyahu vjen në Shqipëri, a do të arrestohet.

“Dëgjoni, në Shqipëri ne kemi një fe mbi të gjitha fetë: Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut. Dhe për sa kohë që Miku është brenda perimetrit të territorit tonë, edhe nëse do të ishte armiku yt, ai është nën mbrojtjen tënde”, është shprehur kryeministri shqiptar.

Pjesë nga intervista e e kryeministrit Edi Rama për TRT World:

Gazetarja: E kemi dëgjuar që ju keni dënuar Hamasin, por pse është kaq e vështirë që të dënoni sulmet therëse të Izraelit mbi popullsinë civile? E di se ju keni kultivuar marrëdhënie shumë të ngushta me Izraelin, por pse është kaq e vështirë të dënosh…

Edi Rama: Jo nuk është për kultivimin e lidhjeve të ngushta. Sigurisht ne kemi marrëdhënie të ngushta me Izraelin, por ne kemi marrëdhënie të ngushta edhe me botën Arabe.

Gazetarja: Nëse gjykata ndërkombëare nxjerr një urdhër arresti për kryeministrin Izraelit, a do ta zbatojë Shqipëria atë?

Edi Rama: Për sa kohë që kemi rënë dakord për të pasur këtë trupë drejtësie ka vendime që ne mund ti pëlqejmë ose jo, por ato janë vendime të një trupe gjykuese për të cilën ne kemi rënë dakord. Por nga ana tjetër, nëse ju më pyesni e konsideroj mizore këtë.

Gazetarja: Nëse gjykata nxjerr një urdhër arresti për Netanjahun dhe nëse ai vjen të vizitojë Shqipërinë, a do ta arrestonit?

Edi Rama: Dëgjoni, në Shqipëri ne kemi një fe mbi të gjitha fetë: Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut. Dhe për sa kohë që Miku është brenda perimetrit të territorit tonë, edhe nëse do të ishte armiku yt, ai është nën mbrojtjen tënde.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button