BlogKryesoreKurioziteteNdodhi

Gazetare zbuloni genjeshtrat ne kohen e deepfakes!

Nga Enver Robelli-
Gazetari amerikan GEORGE PACKER në “The Atlantic”
Gazetarët do të përballen me një sfidë të veçantë në epokën e reagimit të Trump-it. Ne po jetojmë në një botë ku faktet zhduken menjëherë sapo bien në kontakt me mendjet njerëzore. Lajmet lokale po zhduken, dhe një shtyp kombëtar shumë i dobësuar mezi mund të konkurrojë me platformat mediatike të miliarderëve që kontrollojnë përdoruesit në mënyrë algoritmike, me një rrjedhë të pafund komplotesh dhe manipulimesh të thella (deepfakes). Interneti, i cili premtoi t’i jepte të gjithëve informacion dhe një zë, ka përqendruar fuqinë në vetëm disa duar për të shkatërruar vetë nocionin e së vërtetës objektive. “Gazetaria tradicionale është e vdekur,” mburrej Musk në platformën e tij X në javën para zgjedhjeve (në SHBA). Në vend që të ndjekin fantazmat në rrjetet sociale, gazetarët do të bënin më mirë të përdorin burimet e tyre gjithnjë e më të pakta, dhe ndoshta të rifitojnë një pjesë të besimit të publikut, duke bërë atë që kanë bërë në çdo epokë: të zbulojnë gënjeshtrat dhe korrupsionin e oligarkëve dhe plutokratëve, dhe të tregojnë historitë e njerëzve që nuk kanë mundësi të flasin për veten.

Artikuj të lidhur

Back to top button