Nga Jul Kasapi-
Ministri i brendshëm pas fotove të bashkëpunimit, ves që ja ka ngjitur dhe drejtorit të përgjithsëm të policisë i cili ja ka transferuar Nallbatit me foto bashkëpunimi në Amerikë, tha se ka zbardhur ngjarjen në Dobraç kur ngjarja ka më shumë se një javë që është zbardhur. Është zbardhur edhe para se të vinte drejtori i ri i policisë. Por do duhet të prisni pak që të gjendet një moment ku nuk ka lajme që të bëjë efektin e duhur se nuk po ja dalin dot me sigurinë në shkolla. Pas arrestimit të autorit që vodhi makinën e përdorur në ngjarjen e Dobraçit para 3 javësh kanë arritur më në fund të përcaktojnë se njëri nga vrasësit është Sakica. Për të tjerët të presim ditën pa lajme që të dalë dhe makina e dytë e përdorur në ngjarje.
Ps: Vetëm se ka viktima të pafajshme të cilët kanë lënë dy fëmijë jetimë, ministri të dalë e të flasë për zbardhjen e saj, jo të thotë të presim komunikatën e policisë. Bëj dhe nja dy foto bashkëpunimi!!