Nga Dashnor Kokonozi-
Lexova diku se sot ai do të bënte 90 vjeç. E mbaj mend të fiksuar në një kohë tashmë të largët, ndërsa po zbriste shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve. Pak kohë para se ta degëdisnin diku “për të njohur jetën”, pas ca gabimeve ideologjike që ishin vërejtur në krijimtarinë e tij.
Sapo me kishin njoftuar se isha pranuar si “kandidat i Lidhjes”, por për një kohë as që e dija se përse shërbente një gjë e tillë. Kjo deri ditën që mësova se, me një shkresë të “statusit” tim të ri, kisha të drejtë të shfletoja shtypin e huaj dhe letërsinë e “rezervuar” në Bibliotekën Kombëtare.
Lart, në sekretari, ma dhanë menjëherë një dëshmi të tillë, por më thanë se duhej të shkoja te Teodor Laço që ta firmoste. Nuk ishte aty. Dola vërdallë një xhiro dhe, kur u ktheva, pashë Teodorin që, pasi zbriti shkallët, u drejtua te kafeteria e Lidhjes. I dola përpara dhe i thashë se kisha një shkresë që duhej ta firmoste ai.
— Ke pirë kafe? — më pyeti. — Eja me mua.
Më tregoi një tavolinë ku duhej të ulesha dhe shkoi vetë të merrte kafetë në banak. Kjo ndryshonte disi: zakoni e donte që, kur hynim në atë derë, kafetë t’i paguanim ne të rinjtë.
Kishte ardhur nga një shërbim në jug. Ndërsa po më tregonte për ditët që kishin kaluar andej, unë nxora shkresën time dhe e lashë në tavolinë, mes filxhanëve. Në rrëfim e sipër, ai e firmosi, gjithnjë duke më treguar për udhëtimin. Pastaj u ngrit të largohej, me atë ecjen e tij elegante e të nxituar, dhe si zakonisht duke ngritur dorën e djathtë me të cilën herë pas here vinte në vend syzet.
Vetëm pasi u largua disa hapa, u kthye dhe më tha:
— Nuk ta mësova emrin, si quhesh?
Ia thashë emrin dhe mbeta një çast në këmbë. Ai e kishte firmosur shkresën sapo e pa mbi tavolinë, fare pa e ditur se ç’ shkruhej në të, por tani mësova se as që e dinte fare se cili isha unë!
Qe si i ardhur nga një bote tjetër në zymtësinë burokratike e dyshimtare të kohës!
E tepërt të them se çfarë përfaqësonte një shkresë e tillë në fillimet e terrorit kundër kulturës dhe artit, që nisi pas atij Pleniumi fatkeq të fillimviteve ’70. Të ndryshonte jetën! Ti kishe të drejtën të lexoje gazetat më të mëdha të botës. E kam ende veten në kujtesë, kur pasi i merrja te Marika Corriere della Sera-n, Le Monde, El País, suplementet letrarë e nuk e kujtoj më çfarë tjetër dhe me to në dorë shkoja në tavolinën time, ku rrotull, veç disa studiuesve të njohur, ishin edhe një numër kuadrosh me kasketa, që vinin të shfletonin Zërin e Popullit.
Aty ndjeja se mbaja në dorë një kundërhelm të vërtetë, që më ruajti shpirtin në një farë lartësie mbi baltë. Më pas përgjegjësja e shtypit të huaj, Marika i tregoi mikut tim I. Gurakuqi se çdo mbasdite aty vinte një operativ i Sigurimit që merrte emrat e atyre që lexonin shtypin e huaj. Nuk di ç’të them. Po ta kisha mësuar që atë kohë, mbase nuk do të shkoja më!
Diçka më pas, nga ajo valë e largët e Revolucionit Kulturor kinez, do ta pësonte edhe vetë Teodori. Nga ajo kohë pastaj, kujtoj një takim të shkurtër diku në një fshat të Myzeqesë, në një ditë të zymtë e me shi.
Kisha ndaluar buzë rrugës, të gjeja ndonjë makinë për t’u kthyer në Tiranë, sa kohë që Teodori dhe Pëllumb Kulla ishin me trupën artistike të Fierit, për një turne shfaqjesh në fshatra të ndryshme. Pas një takimi të shkurtër, i kujtoj përsëri tek u larguan. Të dy ishin ulur në pjesën e pasme të një kamioni të mbuluar me mushama. Të dy të mbledhur në pardesytë e tyre, kokëulur e me jakën ngritur që të mbroheshin disi nga shiu e të ftohtit.
Shpesh, këta artistë e kanë rrëfyer me humor atë pjesë të jetës së tyre, por ka të ngjarë që gjithçka nuk ka qenë fort e lehtë për ta.
Pastaj koha u thye.
Dhe ndodhi që, ndërsa unë drejtoja një sektor të Ministrisë së Kulturës, erdhi titullari i saj i ri, ministri Teodor Laço. Pak ditë më pas, më thërret në telefonin e brendshëm. Hyra në kabinetin e tij dhe e gjeta duke firmosur një pirg shkresash, të cilave nuk u hidhte as edhe një sy, por menjëherë kërkonte vendin ku duhej të firmoste.
— Një minutë, — më tha, — do të zbresim poshtë për një kafe.
U shqetësova disi, sepse si rregull ato shkresa që kishin të bënin me bibliotekat e muzeumet e vendit, më parë duhej të kundërfirmoseshin nga drejtorët. Megjithatë, ndonjë inspektor e dinte se ministri i ri nuk ishte shumë protokollar dhe përfitonin.
— Zoti ministër, — i thashë, — nuk di t’ju kem dërguar për firmosje kaq shumë shkresa?
— Nuk e di kush m’i ka lënë këtu, — tha edhe ai, i shqetësuar. — Unë, kam vesin se po pashë ndonjë shkresë përpara, nuk e lë pa e firmosur!
Nuk i thashë gjë. M’u m’u kujtua ajo shkresa ime e largët, të cilën, në një kohë të zymtë, ai e firmosi, sapo unë ia vura përpara, madje pa e ditur cili isha.
Tamam, Teodori. Me atë besimin e tij, që në thelb përkufizonte krejt natyrën e tij të çlirët e aq njerëzore!