Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Edi Rama: Ekonomia e Shqipërisë është më mirë se çka qenë ndonjëherë, dhe drejtësia po ashtu

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Pogradec është shprehur se Shqipëria ndodhet në një fazë të re, në një transformim historik, ndaj Partia Socialiste duhet të zgjerohet dhe të fuqizohet.

Rama tha se sot kufijtë politikë janë lehtësisht të kapërcyeshëm, pasi njerëzit kanë kuptuar se interesi i tyre është më i rëndësishëm sesa përkatësia partiake.

“Të gjithë po e kuptojnë se vota nuk është biletë për stadium, për të bërë tifollzëk për skuadrën e zemrës. Vota nuk është çështje zemre me sy mbyllura ndaj realitetit dhe mendjen e fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht për të parë se çfarë të vlen më shumë”, tha shefi i qeverisë.

Ndër të tjera ai u shpreh se ekonomia e Shqipërisë është më mirë se çka qenë ndonjëherë, dhe drejtësia po ashtu.

“Shqipëria është në një fazë të re dhe ky progres kërkon garanci. Për këtë arsye ne na duhet ta fuqizojmë PS, duhet ta hapim dhe që më shumë se çdo herë tjetër, duhet të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale, duke synuar që përmes çdo organizatë në çdo komunitet ne të kapërcejmë kufijtë partiakë, që sot janë më të kapërcyeshëm se ç’ishin para disa vitesh, si rezultat i kthjellimit të njerëzve të zakonshëm mbi rëndësinë e interesit të familjes e komunitet sesa përkatësisë partiake.

Të dhënat e zgjedhjeve të fundit na e kanë vërtetuar dhe po ashtu mënyra sesi po zhvillohen gjërat në Shqipëri janë një arsye më shumë që t’u japim njerëzve më shumë.

Të gjithë po e kuptojnë se vota nuk është biletë për stadium, për të bërë tifollzëk për skuadrën e zemrës. Vota nuk është çështje zemre me sy mbyllura ndaj realitetit dhe mendjen e fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht për të parë se çfarë të vlen më shumë.

Përtej kësaj, ky nuk është një proces se kemi zgjedhje nesër. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm. Ne duam të krijojmë kushte optimale për njerëzit e përfshirë. Kjo na jep neve mundësinë t’i bëjmë gjerat me shumë më tepër fuqi. Pogradeci ku jemi sot është një shembull kuptimplotë, se PS është një garanci për progresin. Në momentin që i beson PS në drejtimin e një komuniteti, ti ke garancinë se do të ketë ndryshime pozitive. Ky është fakt.

Ashtu si e kundërta ka ndodhur. Kur fatet e komunitetit i janë lënë dikujt tjetër, komuniteti vetë ka parë se ka ngecur. Po të shohim në kontekstin e përgjithshëm, Shqipëria është në një fazë transformimi historik, që nëse4 përmbyllet si duhet, nuk ka kthim mbrapa. E mira s’ka fund!

Ekonomia sot është më mirë se çka qenë ndonjëherë, por nuk është aq mirë sat ë konsiderohet i mbyllur ky cikësh qeverisës.

Drejtësia po ashtu është në një tjetër fazë. Edhe për drejtësinë është hapur porta e re, por padyshim se pas asaj porte ka një rrugë për të përshkruar.

Pozicioni i Shqipërisë te ndërkombëtarët është më i mirë se ndonjëherë.

Të gjitha këto janë drejtime ku duhet të institucionalizojmë rezultatet dhe progresin dhe për këtë duhet PS”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button