
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Përmes një reagimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se në këtë takim është folur për vizionin e partisë së Shehajt, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona.”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.



