Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Dumani: Edhe brenda SPAK kemi hapur hetime për rrjedhjen e sekretit hetimor

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh mbrëmjen e së premtes, se ka çështje në hetim edhe brenda Strukturës së Posaçme lidhur me rrjedhjen e sekretit hetimor.

Sipas Dumanit, janë hapur hetime brenda SPAK-ut ndaj gjithkujt që ka bërë të mundur rrjedhjen e sekretit hetimor.

Në një intervistë për “3D” të Alban Dudushit, Dumani vuri në dukje se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”.

Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.

Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button