![](https://shtypi.net/wp-content/uploads/2024/12/129203346_10224293070903277_7345415724018996867_n-780x470.jpg)
Ndërrimi i viteve në RTSH Shkodra për herë të parë vjen krejt ndryshe. 3 orë e gjysëm program titulluar “Nur Shkodre” prodhuar dhe regjistruar nga RTSH Shkodra. Me pjesëmarrjen e prurjeve dhe personaliteteve artistike ndër më të spikaturit e Shkodrës,por edhe me miq të ftuar, humoriste të njohur prej dekadash nga Durrësi e Vlora. Nën skenarin dhe regjinë e të mirënjohurit Ismet Drishti me pjesëmarrjen e artistëve(këngëtarë,aktorë humori,instrumentistë): Frederik Ndoci,Mukades Canga,Rezarta Smaja,Markelian Kapidani,parodistët e Vlorës(Agron Hamo dhe Afrim Agalliu),Muharrem Hoxha(Rrema i Durrësit),Drande Xhaj,Edmond Halili,aktorët e rinj plot talent Aleksandër Prenga,Fritz Selmani, Lusi Bregu,Nikolin Ferketa,vajzat këngëtare dhe prezantuese Ketlin Pjalmi dhe Saviana Vjerdha,këngëtarët Gentiana Tafili,Hajro Pepaj,Ana Bushgjoka,Franc Koruni… Me stafin e RTSH Shkodrës asistent regjisor dhe operatorin Fisnik Smaja,drejtorin prganizativ të xhirimeve përgjegjësin teknik Valmir Hysaj,operatoret Kujtim Draçini,Elton Shllaku,Medin Guri,Nino Nino Jakova(përgjegjës transmetimi), montazhin me teknikun Florian Gerdani dhe grafistin Laidan Dani,montazhierin Urim Hysa.
Punonjësit e Teatrit “Migjeni” me skenografistin Divni Gushta,fonistin Bledi Docçi,mjeshtrin e ndriçimit Arben Meshnuni,prapavijen e këtij institucioni…
I falënderoj të gjithë,sepse brenda një periudhe të shkurtër disaditore realizuam gjithçka,duke punuar edhe me orare të zgjatura. Është një realizim televiziv që sjell risi në historinë e televizioneve lokale. Të inicosh realizimin e këtij programi dukej si një mision i pamundur,por besoj ia kemi dalë. Ju siguroj se do të mbeteni më të kënaqur sikur të ndiqni programin e RTSH Shkodra natën e ndërrimit të viteve. Në historinë e këtij kanali relativisht të ri televiziv programi i vitit të ri 2025 do shënojë një pikë zhvillimi që do të pasohet me programe të reja gjatë vitit 2025.