Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Deputetja e PD: Në Parlament vijnë njerëz që s’lajnë sqetullat! Janë armiq të dushit dhe briskut, përveçse analfabetë

E ftuara e radhës në “podcastin” e Albana Osmanit ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka.

Mes bisedave dhe diskutimeve për jetën private, politikën, përplasjet mes partisë, Açka u ndal edhe te Parlamenti, më saktë te higjena.

E pyetur nga Osmani se çfarë arome ka Parlamenti shqiptar, Açka u përgjigj “troç” dhe pa e zbukuaruar me fjalë të bukura.

Deputetja tha se shumë prej kolegëve të saj ulen në vendet e tyre në Kuvend të palarë.

“Është e bukur ta them, në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare por kupton që nuk e njeh dushin.

Janë armikë të briskut dhe të dushit”, thotë Açka, teksa më tej thekson se ka dhe deputetë të tjerë të cilët nuk dinë të shkruajnë, madje edhe emrin e tyre mezi e shkruajnë.

Por ndër të tjera theksoi se ka dhe një pjesë tjetër deputetësh për të cilët është e lumtur që i ka takuar.

Albana: Çfarë aromë mban Parlamenti shqiptar?

Flutura Açka: Furriku. Furrik. Meqënëse furrik ka ndonjë erë, furrik. Unë nuk e kam parasysh se çfarë ere e ka por meqënëse i thonë furrik, furrik e ka një erë. Sepse shiko. Është e bukur ta them, në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare por kupton që nuk e njeh dushin. Janë armikë të briskut dhe të dushit.

Albana: Po e thua në krahasim figurativ apo fizik?

Flutura Açaka: Jo, jo e them tamam tamam unë. Edhe fizik. Ka armiq të briskut dhe të dushit. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre.

Albana: Si e shkruajnë me gabime ortografike.

Flutura Açka: Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, spo flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore.

Albana: Po me thashetheme biseda të vogla merren?

Flutura Açka: Shumë, nëna e thashethemeve është Parlamenti.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button