Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Deputeti serb publikon pamje: Vuçiç ka stacionuar snajperistët në çatinë e objektit të Kuvendit të Serbisë

Pas kaosit të hënën kur ndodhi një përleshje, deputetët e Kuvendit të Serbisë sot janë mbledhur sërish. Ata pritet që ta votojnë propozimin për buxhetin e shtetit për vitin 2025.

Opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votim. Por diçka jo fort e zakontë po ndodh jashtë objektit të kuvendit në Beograd.

Deputeti serb Srgjan Milivojeviç ka publikuar foto të snajperëve në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

“Kur Çaushesku dërgoi snajperë në çatinë e Parlamentit rumun, kjo shënoi fundin e mbretërimit të tij të terrorit dhe tiranisë. Vuçiç dhe Ana Brnabiç, sot kanë dërguar snajperë në kupolën e Kuvendit. Ju nuk keni aq plumba sa ka lirinë tek ne! As një hap prapa! Poshtë tirani! Rroftë Serbia e lirë!”, ka shkruar deputeti serb në X.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button