
Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rrjetet sociale bëri një premtim absurd duke thënë se do të lehtësojë marrjen e vizave me SHBA, ndonëse vetë është ‘non grata’.
Berisha është shprehur se do të bëjë çdo përpjekje për të plotësuar kriteret për standardet më të lehta të hyrjes së shqiptarëve në SHBA.
“Lehtësimin e vizave me SHBA e filluam dhe lobuam fuqishëm në fundin e mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar. Garantoj e do të bëjmë çdo përpjekje, për të standardin më të lehtë të mundshëm.
Unë nuk mund të them heqjen e plotë të vizave, sepse siç e shikoni është bërë një problem madhor emigracioni në SHBA, por ne do të kërkojmë dhe garantojmë miqtë tanë se, do të plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes dhe daljes së shqiptarëve nga SHBA”,- deklaroi ai.