Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Turqisë që të ndalojë kërcënimet dhe veprimet që dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të normalizojë marrëdhëniet e saj me Republikën e Qipros dhe të respektojë të drejtat sovrane të të gjitha vendeve anëtare
Ky reagim erdhi nga Jozep Borel, në përgjigjen ndaj pyetjeje të eurodeputetit të Qipros Dimitris Papadakis.
Në një deklaratë të eurodeputetit thuhet se Papadakis i kërkoi Komisionit marrjen e masave për mbrojtjen e të drejtave sovrane të Republikës së Qipros, pas veprimeve provokuese të forcave pushtuese në të ashtuquajturën “zonë e vdekur”.
Në të njëjtën kohë, Borrell siguroi se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së Qipros bazuar në një federatë bi-komunale, bizonale me barazi politike.