Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Basha jashtë merkatos politike, por mbetet aktor”, Çipa: Ndryshimi i formulës së sistemit zgjedhor, PS dhe Rithemelimi jo të interesuar

Opinionisti dhe drejtori i News24 Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar zhvillimet e fundit politike, më konkretisht rikthimin e normalitetit në Parlament dhe veprimet e fundit të Lulzim Bashës në Kuvend.

Çipa u shpreh se nuk e sheh Bashën si “protagonist në merkaton politike”, por e sheh ende si një aktor në jetën politike të vendit.

Sa i përket ndryshimit të formulës së sistemit zgjedhor, ai u shpreh se zërat potencialë për ta risjellë në vëmendje janë ende të pamjaftueshme përjashto dy palët kryesore, PS dhe Rithemelimi që mesa duket nuk janë të interesuar.

“Në merkato si protagonist nuk e shoh, por si aktor ende e shoh. Sot zërat potencialë për ta risjellë në vëmendje formulën e ndryshimit të sistemit zgjedhor janë ende të pamjaftueshme përjashto dy palët kryesore, PS dhe Rithemelimi që mesa duket nuk janë të interesuar. Kemi një zë që është i sinqertë në artikulim që është Gjiknuri që thotë se mund të shkojmë me këtë ligj zgjedhor në procesin e ardhshëm elektoral.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button