Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

”Arrest shtëpie dhe mbikqyrje policore 24 orë”, zbardhet kërkesa e SPAK për Berishën

SPAK ka kërkuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës së sotme në GJKKO.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se sipas kërkesës së SPAK, Berisha duhet të mbikqyret 24 orë nga forca të Policisë që do të qëndrojnë pranë banesës së tij.

Kujtojmë se seanca e mbajtur ditën e sotme në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha u shty për ditën e nesërme në orën 11:00.

Sipas informacioneve, avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me parashtrimet. Gjithashtu ata kanë kërkuar dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button