BlogKryesoreOpinions

Ish-ministri dhe ëndërrat 8-pikëshe

Nga Edmond Arizaj-

E bukur kjo: Një e panjohur merr në telefon ish ministrin socialist të financave, zhdukur nga qarkullimi politik prej vitesh, dhe i propozoka në emër të një partize të re ideuar dhe drejtuar nga një ish deputet i PD, vendin e nënkryetarit të një njësie në Tiranë. Pas kësaj hyrjeje, ish ministri jep tetë pikat e tij pse nuk e pranoi ofertën. Pasi lexova tetë pikat, kuptova disa gjëra:
1) Ish-ministri është fans dhe ushtrues i skeçit humoristik “Doni më për Belulin”.
2) Ish-ministri shkruan tetë pika, që rrjedhin nga një pikë e vetme: Ai me sa duket pret një propozim, duke treguar paraprakisht besnikëri.
3) Ish-ministri mund ta kalonte në heshtje “ofertën”, meqë siç edhe e pohon, duket me dhimbje, ajo telefonuesja nuk ia njihte kontributet në vite dhe e ka trajtuar si pensionist me kohë të lirë.
4) Ish-ministri si shumica e politikanëve e zyrtarëve të lartë të këtij vendi, pas shumë vitesh është i bindur se ka bërë një punë të shkëlqyer…nuk e kujtoj si u nxor vendi nga kurthi i firmave piramidale, siç shkruan ish-ministri që merr dhe atributet kryesore për këtë.
5) Ish-ministri deri në pikën e katërt, premton besnikëri për socialistét e pakorruptuar (si i dallon?!), ndërsa në katër pikat e rradhës filozofon se si duhet të sillet e të jetë partia e djathtë nga i erdhi telefonata. Pra nëse partia e re do ishte si katër pikat e fundit, ish-ministri do pranonte të bëhej nënkryetar tek njësia që do të formohej?!
6) Ish-ministri përdor në vendin dhe kohën e gabuar shprehje polikanësh të shquar botërorë, njohur për shprehjet e tyre filozofike. Ndoshta është më e sigurtë herë tjetër të shprehet me numra.
7) Ish-ministri mund ta bënte monologun “Doni më për Belulin” dhe “Ëndërr për një karrige” shumë herë më mirë nëse angazhonte një profesionist t’ia shkruante brengat.
Ish-ministri në të tetë pikat e tij, kishte mendime të ndryshme, por që nuk dukeshin se mund të krijonin një lëvizje. Pra një LMN.

Artikuj të lidhur

Back to top button