![](https://shtypi.net/wp-content/uploads/2024/12/471321211_879457324340598_4531016780530143169_n-780x470.jpg)
Nga Anisa Muçaj
Në mbrëmjes e datës 25 Dhjetor, ne kuader te koncertit festiv te Krishtlindjes, në bulevardin kryesor te qytetit te Himarës, nga bashkia u organizua edhe dhenia e disa çertifikatave me vleresime per artiste te grupeve polifonike te kesaj njesie dhe per veprimtare qe levrojne dhe interpretojne kenget e bukura polifonike te zones. Mes kesaj atmosfere festive dhe me te ftuar te shumte nga krejt fshatrat e Himares, grupet dhe artistet e ftuar interpretuan , duke krijuar nje situate te gezueshme. Mes muzikes u perfshine edhe këngët e traditës nga të zotët e shtëpisë; grupi karakteristik i Himarës dhe Ansambli “ Bejkë e bardhë “ Pilur.
Në mbarim të vepruimtarise , Kryetari i Bashkisë së Himarës zoti Vangjel Tavo, vlerësoi me “ Çertifikatën e mirënjohjes” pjestarët e të dy grupeve që ishin prezent dhe ata që kanë kontribuar në këto vite në udhëtimin artistik të dy grupeve. Me këtë vlerësim u percaktuan kengetaret dhe interpretuesit: instrumentisti i famshem Milto Gjiçali, marresja e famshme Katina Beleri, Valentina Gërdhuqi, Themistokli Polo, Persa Miha, Dhimitraq Bala, Ilia Gjokrushi, Foto Leka, Llambro Sherraj, Agron Kreku, Aleks Dhrami, Petraq Gërdhuqi, Alqiviadh Koçi, poeti Kristo Çipa.
Artistet shprehen falenderimin e tyre per Kryetarin e Bashkisë Himarë, për vlerësimin që i bëri këngës bregase dhe interpretuesve të saj si dhe per organizime te tilla qe i shtojne bashkise kalendarin kulturor dhe i pasurojne traditen.
Nderkohe qe sipas drejtuesve te organizimit, vlerësim per këngëtarë që nuk ishin prezent ne aktivitetin e fundvitit ne qytet, pritet te kete ne nje aktivitet te radhes.