KryesorePolitike

Premtim cinik i Berishes per demshperblimin e ish te perndjekurve politike

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  zhvilloi një takim me pensionistët në Elbasan, ku kritikoi ashpër qeverinë për neglizhencën ndaj shtresave më të prekura të shoqërisë. Në fjalën e tij, ai premtoi sërish dëshmpërblim të plotë dhe përfundimtar të ish të përndjekurve politikë dhe zgjidhje përfundimtare të pronës do të jenë pikat kryesore të programit të ardhshëm të PD. Ai shpjegoi se “Në një marrëveshje me të përndjekurit politikë ne përcaktuam dëmshpërblimin për ditë vuajtje 18.6 dollarë në vitin 2006-2007 . Kjo normë ishte më e larta e vendosur nga ndonjë vend. Por unë e kam bërë këtë me ndërgjegjen më të plotë. Dhe bashkëpunëtorëve të mi në atë kohë iu kam thënë : Në qoftë se marrim veprat e ndërtuara nga të përndjekurit politikë me gjakë e djersë dhe i nxjerim sot në treg, me qindra pallate në Tiranë, me dhjetëra fabrika e uzina nëpër vend, vendi borxhit atyre nuk ju del.
Ne filluam por nëse do vazhdonte qeverisja e PD, dëmshpërblimi i premtuar do realizohej plotësisht.
Ajo që ka mbetur është borxhi ynë dhe ne do t’iu qëndrojmë plotësisht për ti dëmshpërblyer plotësisht”.

Artikuj të lidhur

Back to top button