Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Sërish sherr mes të miturish, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar në Shkodër

Një sherr mes të miturve është raportuar në Shkodër.

Në një njoftim zyrtar policia sqaron se ka nisur procedimi penal ndaj një 15-vjeçari. Ky shtetas ka kanosur me thikë një 13-vjeçar. Sherri mes tyre sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të lidhur

Back to top button