Sali Berisha do t’i përgjigjet me protestë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Protesta do të mbahet më datë 26 nëntor, të martën, ashtu siç ishte njoftuar dhe në orën 17:00, siç u bë e ditur ditën e sotme,
“Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha, një ditë më parë.
Sali Berisha nuk pajtohet me vendimin e trupës se gjyqtarëve kushtetues, që i dhanë më shumë të drejtë SPAK kur vendosi të anashkalojë Kuvendin për masat e para shtrënguese të marra ndaj tij, atë të detyrimit te paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit edhe pse këtë të fundit, Kushtetuesja e vlerësoi si jo proporcionale.