Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Avokati zbulon detaje nga dosja ‘Tropoja’: Urdhëruesi i vrasjes së Shkëlqim Haklajt është Berisha

Dhjetëra dosje të vrasjeve pa autor në Tropojë pas viteve 1997 pritet të rihapen, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka në hetim vrasjet e katër vëllezërve të familjes Haklaj, pas kallëzimit të avokatit Idajet Beqiri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nga gazeta “SOT”, se çfarë po ndodh me dosjen “Tropoja” dhe a rrezikon Sali Berisha të merret me i pandehur për këtë çështje, avokat Beqiri theksoi se hetimet e SPAK nxjerrin se organizatori dhe urdhëruesi i vrasjes së Shkëlqim Haklajt është Sali Berisha.

“Është organizatori i atyre vrasjeve të Tropojës. Është njeriu që për interesa të Serbisë, për të ndalur lëvizjen e fuqishme të djemve të Gjakovës, djemve Haklaj të cilët u renditën përkrah luftës Çlirimtare të Kosovës, të cilët e jo vetëm e furnizonin me armë por edhe logjistikë tjetër Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e pikërisht për këtë arsye Berisha urdhëroi vrasjen e Shkëlqim Haklajt, e duke çuar më pas zinxhirin e madh, deri në 195 djem të vrarë të Tropojë, janë hakmarrja gjakatare e Berishës, vetëm për ta çuar gjallërinë e Gjakovës te ata që të vet në luftën kundër serbëve dhe ai këtë mision e realizoi.

Tani që po hetohen vrasjet e Haklajve, ai po del si organizator, si urdhërues dhe si një bishë e tërbuar që nuk ikte nga Tropoja pa e marrë të vdekur Shkëlqim Haklaj dhe faktikisht pas shumë pak kohë ia çuan të vdekur pasi u vra me urdhër të tij. Ajo solli dhe mjaft fatkeqësi të tjera pasi qoftë familjar të Haklajve apo të tjerë që janë vrarë, u shtri në hakmarrje ku shkoi numri i viktimave deri ne 195 të vrarë”, deklaroi avokati i njohur, Idajet Beqiri.

Dosja

Gazeta “SOT” disponon të plotë kallëzimin penal që i është drejtuar SPAK nga Idajet Beqiri, avokati mbrojtës të familjeve të viktimave Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, i pajisur prej tyre me prokurë të përgjithshme. Në kallëzimin që është regjistruar nga SPAK, avokati Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë çuar prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike. Sipas tij, SPAK ka në dizpocion shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin. Përveç Sali Berishës, në SPAK janë denoncuar dhe emra të tjerë që sipas Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë lidhje me vrasjet e vëllezërve dhe familjarëve të tyre. Ata janë gati të dëshmojnë dhe të provojnë se 16 persona kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, si dhe kanë kryer akte terroristë etj.

Detajet

Në dosjen e plotë që po heton SPAK, listohen të gjitha ngjarjet kriminale që datojnë që nga 1998 deri në 2000, ndaj familjes Haklaj, e ku bëjnë fajtor Sali Berishën. 1. Në dt 5 janar 1998, në orën 16 e 15′ i bëhet pritë në Qafën e Luzhës me armë zjarri Shkëlqim Haklaj dhe kunati i tij, Artur Demiri. Nga ky atentat Artur Demiri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa Shkëlqim Haklaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe kur ka dal nga makina ka qëlluar në drejtim të pritës duke i thirrur Haki Hoxhës “A’ty të pagoi Saliu me n’a vra o Haki”. Ndërsa më 6 mars 1998 u vra po nga grupi i Haki Hoxhës, Arjan Malaj, lidhje e ngushtë e Fatmir Haklajt. Në nëtor të vitit 1998 Haki Hoxha, i maskuar, vret Sali Hoxhën (Kuçanën), kryeplak i fshatit Rragam të Tropojës, vrasje kjo e parë edhe nga Avdyl Koka, që është kërcënuar nga Hakiu se po të fliste do ta eliminonte.

Më 5 maj të vitit 1999, në vendin e quajtur Parvove të Pukës, vriten me armë zjarri Ilir Konashevci, nga Podujeva e Kosovës dhe Hazir Malaj, mjek, që të dy lidhje të ngushta të Fatmir Haklajt. Nga shkëmbimi i zjarrit midis dy palëve mbeti i vrarë Agim Demiri, lidhje e Haki Hoxhës. Agim Demiri bashkë me vëllain, Bislim Demiri, shofer në Komisariatin e Policisë Tropojë, i kanë mbajtur në vëzhgim viktimat Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj për rreth 10 ditë në Tiranë dhe kur ata janë nisur për në Tropojë i kanë ndjekur me makinën e tyre derisa kanë kaluar në Fushë-Arrëz dhe më pas u kanë zënë pritë dhe i kanë vrarë- shkruhet në raport. Sipas informacionit, pjesëtarët e këtij grupi janë autorët e disa pritave me mina ndaj Fatmir Haklajt e grupit të tij.

Vrasja e Shkëlqim Haklaj u bë në orën 16. 15′ të datës 5 janar 1998.

Në orën 16. 35′ në Selinë e PD-së në Tiranë u bë i ditur ky njoftim. Ende nuk ishte vënë në dijeni për këtë vrasje as Komisariati i Policisë Tropojë, as Ministria e Brendshme, sepse ende rrjeti i komunikimit të kohës ishte shumë problematike, për mungesë të telefonisë. Ndërsa Sali Berisha, urdhëruesi i kësaj vrasje dhe krijuesi dhe drejtuesi i “Bandës së Armatosur”, u vu në dijeni menjëherë, në sajë të telefonit satelitor që i kishte vënë në dispozicion njëri prej anëtarëve të Bandës së Armatosur, njeriu i afërt dhe shumë i besuar i tij. Në datën 06.05.1999, në vendin e quajtur “Varret e Shalës”, rreth 100 metër pranë një muri mbajtës të rrugës, janë vendosur dy mina me telekomandë nga e njëjta “Bandë e Armatosur” që krijoi, frymëzoi dhe hodhi në veprim Sali Berisha kundër Familjes Haklaj.

Këto dy mina u vendosën pikërisht këtu për të vrarë Fatmir Haklaj, i cili ishte i detyruar të kalonte pikërisht në këtë rrugë për të shkuar në punë. Në momentin që makina me personat e lartpërmendur brenda saj mbërriti në vendin ku ishin vendosur minat, ato u aktivizuan nga “Banda Kriminale” dhe mbeti i vrarë kushëriri i Fatmir Haklaj, i quajturi Eduard Osman Haklaj. Fatmir Haklaj, Sami Kërrnaja dhe Shpëtim Gjyriqi mbetën të plagosur. Personat që i sollën dhe i aktivizuan këto mina ishin Jonuz Hyka, Përparim Hyka dhe një person tjetër. Jonuz Hyka, i cili në atë kohë ishte Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës, siguroi minat.

Në datën 04-08-1999 në orën 8:40′ të mëngjesit është vrarë Halil Haklaj

Fatmir Haklaj po shkonte në pune në “B.Curri”, ku punonte me detyrën e Komandantit të grupeve të gatshëm në Komisariatin e Policisë. Minat që ishin vendosur për të kryer këtë akt të rëndë terrorist në rrugë, dhe që u aktivizuan me telekomandë, vranë Halil Haklaj dhe Feriz Kermaja, si dhe u plagos Fatmir Haklaj. Këto mina me telekomandë ishin të njejta, sipas ekspertizës, me minat që vranë Eduard Osamn Haklajt në datën 06.05.1999. 4. Në datën 04.11.1999, në fashtin Bujan, në Lagjen Mulosmanaj, është vrarë djali i tretë i Muharrem Haklaj dhe vëllai i Ajshe dhe Zylfije Haklaj, i ndjeri Fatmir Haklaj. Pritën vrasësit e kishin ngritur në oborrin e shtëpisë të Haxhi Jakupit, në afërsi të shtëpisë së Jaho Mulosmanit.

Në këtë pritë të datës 04.11.1999 pranë shtëpisë së Jaho Mulosmanit mbeti i vrarë jo vetëm Fatmir Haklaj, por edhe Sami Ali Kërrnaja, si dhe mbeti i plagosur Jaho Mulosmani. Autorë të këtij krimi ishin anëtarët e Bandës së Armatosur Kriminale Haki Adem Hoxha, Medi Baram Hoxha, Përparim Adem Hyka dhe një person tjetër anëtar i bandës. 5. Në datën 03 dhjetor 2000, rreth orës 12.50′ të drekës, “Banda e Armatosur” e Sali Berishës, kanë qëlluar me snajper djalin dhe vëllain tonë Ylli Haklaj. “Banda dhe snajperat ishin pozicionuar në kodrat në lindjen e shtëpisë së Haklaj, në një distancë prej afro 300 metra. 6. Në datën 20 qershor 2006 është qëlluar me plumba Kulla e Haklajve. Denoncimi në Polici është bërë nga qiraxhiu që jetonte në katin e parë të shtëpisë, Manush Selivrada. Policia e Tropojës dhe Prokuroria kanë filluar procedimin penal për këtë çështje, por e kanë pezulluar.

Në këtë kohë në banesë kanë qene gruaja dhe fëmijët e Manush Selivradës, të cilët janë rrezikuar nga të shtënat. 7. Në datën 18 korrik 2006 për herë të dytë, Kulla e Haklajve është qëlluar me breshëri armësh për të vrarë cilindo që ndodhej brenda saj. Plumbat i kanë kaluar fare pranë kokës së qiraxhiut. Dëshmitari Manush Selivrada ka bërë kallëzim penal për këtë akt terrorist në Policinë e Tropojës. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka fiksuar gjurmët e këtij akti terroristë, si plumbat e gjetura nga armët automatike dhe snajperi, drejtimi i të cilave vinte nga kodra përballë shtëpisë së Haklajve.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button